Majlinda Kelmendi ambasadore nderi e Kosovës, ekipi olimpik me medalje presidenciale

Majlinda Kelmendi xhudo, Nora Gjakova xhudo, Musa Hajdari atletikë, Viona Kryeziu atletikë, Lum Zhaveli notë, Drita Zeqiri notë, Urata Rama shenjëtari, dhe çiklizëm Qëndrim Guri, janë ekipi olimpikë i Kosovës.

Secili nga ta ka marr medaljen presidenciale të meritave, ndërsa kapitenia e këtij ekipi, Kelmendi, është shpallur ambasadore nderi e Kosovës.

Këto i ka bërë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili Kelmendit ia ka dorëzuar edhe flamurin e Kosovës për në “Rio”.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se Kosova ata janë kampionë të vërtetë, vijnë nga një shtet i vogël por janë sportist të mëdhenj.

Ndërsa Thaqi ka thënë se sportistët e rinj do të veshin fanellën e Kosovës, ëndërr kjo shumëvjeçare e të gjithëve.

Ai i ka uruar të gjithë ata dhe u tha se do kthehen me më shumë medalje se gjithmonë.

Ekipit në Lojëra Olimpike do t’i prijë Eugen Saraçini, i cili është shef i misionit. Lojëra Olimpike Rio 2016, të cilat do të fillojnë më 5 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 21 gusht.

Temat
SportVend

Të afërta