Gërmimet e radhës do të bëhet në një fshat në Zubin Potok, dhe atë shumë shpejt. Ky është paralajmërimi i Kryetarit te Komisionit Qeveritar për Persona te Pagjetur, Prenk Gjetajt, pasi nuk u gjet asnjë dëshmi për varrezë masive në kampusin universitar në Prishtinë.
Gjetaj madje, tha se kanë dyshime edhe për vende të tjera në të cilat në të kaluarën janë bërë gërmime, madje ku janë gjet në të kaluarën.
Gjetaj madje, foli edhe për raste të tjera ku kanë dyshime, si ai në Rudnicë që në të kaluarën janë gjet eshtrat e 54 personave. Pos Rudnicës që e sheh të papërfunduar, Gjetaj thotë se edhe në Kozarevë kanë dyshime.
Eshtra të rreth 300 personave janë edhe në morgun e Prishtinës, që nuk janë identifikuar. Gjetaj foli edhe për disa raste që ai I quajti të izoluara, e që besojnë se familjarët e tyre nuk janë të zhdukur.