Franca konsideron ndalimin e ndërtimit të xhamive që financohen nga të huajt

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë sot se do ta konsiderojë një ndalesë të përkohshme ndaj ndërtimit të xhamive që financohen nga jashtë, duke bërë thirrje për një model të ri të marrëdhënieve me Islamin pas një vale sulmesh të xhihadistëve.

Manuel Valls, i cili ndodhet nën zjarr për lëshime të sigurisë të bëra gjatë sulmeve, po ashtu e ka pranuar se autoritetet kanë dështuar pasi që u zbuluar se njëri nga xhihadistët të cilët u futen vrullshëm në një kishë dhe prenë në fyt priftin të martën, ishte liruar dhe ishte në pritje të gjyqit.

Në një intervistë për gazetën franceze Le Monde, Valls ka thënë: “Jam i hapur ndaj idesë se – për një periudhë e cila ende s’është caktuar – nuk duhet të ketë financim nga jashtë për ndërtimin e xhamive,” përcjell Express.

Ai po ashtu ka thënë se imamët duhet të trajnohen në Francë dhe jo gjetiu./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta