Juventusi ka bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit, duke shpenzuar 90 milionë euro për Gonzalo Higuain.
Me 90 milionë eurot e paguara, Higuain bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.
Transferimi i Higuainit për 90 milionë euro, nuk është që edhe nuk është kritikuar në mediet italiane, përcjell Lajmi.net.
Madje ‘Goal.com’ në versionin e gjuhës italiane, ka paraqitur një formacion me lojtarë, të cilët Juventusi ka mundur t’i blejë me paratë e shpenzuara për 28 vjeçarin, që edicionin e kaluar në Serie A ka shënuar 36 gola.