Blero ka gati projektin e verës, ja detajet (Video)

Blero ende nuk ka paralajmëruar projektin e tij të radhës, por ai e ka gati atë.

Mësohet se këngëtari kohëve të fundit u ngujua në studio, ku edhe ka përfunduar projektin e ri me shumë muzicientë e instrumentistë pjesëmarrës në të.

Projekti i madh i Bleros pas projektit “Ta Ha Gojën” do të vijë krejt ndryshe.

Telegrafi mëson se projekti do të lansohet më 2 gusht dhe këngëtari nuk ka plan të bëjë asnjë paralajmërim për këtë.

Xhirimet e klipit të ri do të përfundojnë në fundjavë.

A do t’ia dalë Blero të realizojë një nga hitet e verës? Mbetet të shihet.

Temat
Showbiz

Të afërta