Bieber refuzon 5 milionë dollarë nga Donald Trump për të kënduar në fushatën e tij! (Foto)

Këngëtari Justin Bieber nuk ka pranuar një pagë prej 5 milionë dollarëve, më e madhja kjo ndonjëherë që i është afruar ndonjë artisti, për të performuar në një event.

Oragnizatorët e Konventës, për një event të Republikanëve për fillimin e fushatës për zgjedhjet në Amerikë, kanë ftuar talentin për të kënduar për 45 minuta në hapje të koncentës.

Bieber e ka menduar një herë të pranojë, pasi ai është Kanadez dhe nuk i hyn në punë nëse përkrahë ose jo njërin nga kandidatët, por menaxheri i tij, Scooter Braun e ka bindur të mos pranojë.

Braun është një përkrahës i madh i Hillary Clinton, e ndërsa bendi i muzikantëve me të cilët performon Bieber janë të gjithë me ngjyrë, dhe për shkak të deklaratave raciste të Trump, edhe ata kanë refuzuar të marrin pjesë.

Edhepse organizatorët kanë insistuar dhe ky mini-koncert nga Bieber është komplet apolitik, në fund Justin ka vendosur të refuzojë ofertën.

bieber-650x358

Temat
Showbiz

Të afërta