Showbiz

Adele e fton sozien e saj në skenë, ja sa shumë ngjajnë (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 29, 2016

Një nga këngëtaret më të famshme në botë, Adele, është befasuar gjatë koncertit të mbajtur në Amerikë kur takoi sozinë e saj.

Kristie Champagne, ishte ajo që i la përshtypje Adeles për shkak të pamjes së ngjashme, shkruan The Sun.

Adele e ftoi Kristie Champagne që të bënte ‘selfie’, transmeton Koha.net. Kurse i dha komplimente për dukjen.

Kristie me këtë rast u shpreh se ëndrrat bëhen realitet.

“Vërtet më keni ndryshuar jetën për të mirë. Ëndrrat bëhen realitet”, është shprehur Kristie.