Zyrtare: Alushi bëhet me skuadër të re (Foto)

Mbrojtësi kosovar, Enis Alushi është transferuar te skuadra gjermane, Nürnberg
Enis Alushi, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është bërë me skuadër të re. Ai ka nënshkruar me ekipin nga Bundesliga 2, Nurnberg

Alushi është transferuar si lojtar i lirë te Nurnberg pasi kontrata me St. Pauli i ka skaduar në fund të muajit të kaluar.

Kosovari në të kaluarën ke veshur edhe fanellën e skuadrave gjermane si: FC Kaiserslautern, SC Paderborn, SV Wehen-Wiesbaden dhe 1. FC Köln.

Kurse, me skuadër të re është bërë edhe mesfushori i Kosovës, Fanol Berdedaj. Ky i fundit është transferuar te skuadra gjermane Munich 1860.

2bb0134611_1469711905-6623577 (1)

Temat
BotëSport

Të afërta