Turqia krijon ‘Varrezat e Tradhtarëve’ për puçistët e vrarë (Foto)

Në cepin e pasëm të një zone ndërtimore për një strehimore të re të qenve në lindje të Stambollit gjendet një varrë i sapo gërmuar dhe i pa shënjuar – i pari i hapur në “Varrezat e Tradhtarëve” që janë krijuar veçanërisht për mbajtjen e trupave të planifikuesve të puçit, të cilit vdiqën gjatë puçit të dështuar më 15 korrik.

Në javën pas tentim puçit në Turqi, nga i cili mbeten të vdekur rreth 290 persona, komuna e Stambollit njoftoi se kishte për qellim krijimin e një varreze në mënyrë specifike për persona e përfshirë në puç – të cilët zyrtarët turq i kanë cilësuar si tradhtarë që s’e meritojnë të varrosen në mënyrë të duhur, shkruan AP, përcjell Express.

Besohet se rreth 24 puçistë janë vrarë natën e tentim puçit.

Kryetari i Stambollit, Kadir Topbas, kishte thënë se “autoritetet do ta rezervonin një vend dhe do ta quanin varrezat e tradhtarëve”.

Duke shtuar: “Pastaj kalimtarët do t’i mallkojnë ata. Shpresoj se çdo kalimtar do t’i mallkojë ata dhe nuk do t’i lë të qetë të pushojnë në varret e tyre.”

Komentet e tij ishin publikuar nga agjencia e lajmeve Dogan.

460x_1469711798-4975719

460x-1_1469711798-8427027

tysjtyktk_1469711827-2845564

Temat
BotëLajme

Të afërta