Botë

Të paktën 68 të vrarë dhe disa të zhdukur nga vërshimet në Nepal (Foto)

By Dijart Dyla

July 28, 2016

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 68 persona dhe kanë bërë që 15 të tjerë të zhduken tri ditët e fundit në Nepal, njoftojnë autoritetet lokale.

Ekipet e shpëtimit të përbëra nga ushtarë dhe oficerë policie kanë përdorur anije të gomës dhe helikopterë për t’i shpëtuar njerëzit nga majat e kulmeve dhe pemët, kështu ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Nepalit, Yadav Koirala, raporton Reuters.