Rajon

Shqipëria luan miqësore në gusht, ja kundërshtari

By Dijart Dyla

July 28, 2016

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Marokut përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në internet. Trajneri do të ketë lojtarët vetëm dy ditë në dispozicion para kësaj ndeshje ndaj Marokut, pasi grumbullimi parashikohet të fillojë më 29 gusht.

Maroku do të jetë kundërshtari i kombëtares shqiptare në miqësoren që do të luhet në fund të muajit gusht, në kuadër të përgatitjeve në prag të ndeshjes me Maqedoninë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Marokut përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në internet. Trajneri do të ketë lojtarët vetëm dy ditë në dispozicion para kësaj ndeshje ndaj Marokut, pasi grumbullimi parashikohet të fillojë më 29 gusht.

Maroku pritet të jetë test i mirë për De Biazin, pasi kombëtarja në fjalë renditet aktualisht në vendin e 54-tët të FIFA-s. Në radhët e këtij ekipi ka lojtarë të njohur të skenës ndërkombëtare si Benatia, Belhanda, El Kaduri apo Tarabt.