Showbiz

Shpërthen Irid Oxa: Nuk ju vjen turp, mjaft u morët me lidhjen time (Foto)

By Egzona Krasniqi

July 28, 2016

Tifozja seksi e Shqipërisë Irid Oxa ka shpërthyer përmes një statusi në Instgaram në lidhje me komentet e bëra ditët e fundit në media për lidhjen e saj.

Ndër të tjera ajo shkruan se nuk dëshiron të komentohet më për lidhjen e saj dhe se nuk qëndron me të dashurin futbollist për shkak të lekëve të tij, por për respektin me të cilin ai i ka fituar zemrën.

Gjithashtu ajo thekson se është turp që patriotët e saj që janë vëllezër të një gjaku të sillen në këtë mënyrë.