Ribery “bombardon” Guardiolan

Mesfushori i Bayernit, Franck Ribery ka folur për periudhën që Guardiola duke lëshuar fjalë aspak të mira për strategun spanjoll.

Francezi nuk i kursen kritikat ndaj strategut të njohur spanjoll që drejtoi bavarezët për tri sezone.

“Pep është një trajner i ri. Atij i mungon përvoja. Shpesh ai flet më shumë seç duhet. Futbolli është shumë i thjeshtë”.

Ribery u ndal veçanërisht te është gjysmëfinalja e parë e Champions League me Atletico Madridin. Sipas tij, Pep nuk duhej të rrezikonte aq shumë duke mos aktivizuar gjithë lojtarët më të mirë.

“Nuk mund të bësh gabime në një gjysmëfinale të Champions League. Kur ke emra të mëdhenj, duhet t’i kesh të gjithë në fushë”, u shpreh francezi për ndeshjen e luajtur në Madrid, humbur 1-0.

Ai i referohet lënies jashtë të Boateng dhe të Thomas Muller.

franck-ribery-pep-guardiola-fc-bayern-muenchen-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta