Grupi xhihadist sirian Jabhat al-Nusra, i njohur edhe si fronti al-Nusra, ka shpallur ndarjen e tij nga al-Qaeda.
Lideri i grupit Abu Mohammed al-Julani, në mesazhin e tij të parë të incizuar, ka deklaruar që tani do të quhen Jabhat Fath al-Sham (Fronti i Sirisë së Pushtuar).
Kuptohet që grupi shpreson që të krijoj aleanca të reja me grupe të tjera islamike të cilat janë duke luftuar në Siri.
Zëvendës komandanti i Al-Qaeda, ka dhënë pëlqimin për largimit e grupit.
Në video incizimin e transmetuar nga televizioni al-Jazeera, al-Julani ka falënderuar liderët e al-Qaeda që kanë kuptuar arsyet për shkëputje.
Fjalët kyçe
Isis