Adnan Januzaj nuk është në planet e Jose Mourinhos
Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, nuk është në planet e trajnerit të ri Jose Mourinho për sezonin 2016/17.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, trajneri portugez ka vendosur që nëntë futbollistë të cilët janë të lirë, të largohen në formë huazimi ndërsa katër prej tyre mund të largohen edhe me kontrata permanente.
Në listën prej nëntë futbollistëve që pritet të largohen nga ‘Old Trafford’, është edhe Adnan Januzaj. Për mesfushorin kosovar, është duke u interesuar Sunderlandi. David Moyes, ish trajner te Unitedi, e pëlqen shumë shqiptarin, i cili shkëlqeu nën urdhëratë e tij sa ishin bashkë te Unitedi.
Sipas ‘Daily Mail’, Bastian Schweinsteiger, Timothy Fosu-Mensah, Andreas Pereira dhe James Wilson mund të huazohen nga klubi, ndërsa Januzajt, Will Keanet, Tyler Blackettit e Paddy McNairit u është thënë se mund të largohen edhe me kontrata të përhershme.