Shëndet

Mos e hidhni! A e dini sa shumë të mira i sjell LËVORJA E BANANES lëkurës sonë? (Video)

By Egzona Krasniqi

July 28, 2016

Me siguri tashmë keni bërë shumë maska me banane, e cila njihet si shumë hidratuese dhe ushqyese për lëkurën.

Megjithatë, lëvoren e bananes e keni hedhur, pa e menduar që ajo përmban më shumë vlera ushqyese se vetë banania. Por, përveç mrekullive që ajo bën, Rona Nushi, në kanalin e saj në YouTube, sjell këshilla se çfarë tjetër mund t’ju ofrojë lëkura e bananes.

Por, në të vërtetë, lëvorja e bananes ka shumë më shumë përdorime kur bëhet fjalë për trajtime të ndryshme të lëkurës, se sa vetë banania.

Ajo ndihmon me pickimet e mushkonjave (efekt shumë të shpejtë), me rrathët e zinj poshtë syve, trajtimin e akneve, etj.

Për më shumë detaje se si dhe për çfarë mund ta përdorim lëvoren e bananes, ndiqni videon më poshtë.