Mister plagosja me armë e një shqiptari në Itali, lihet në spital në gjendje të rëndë

Shqiptari 29-vjeçar Renato Alia është plagosur me armë nga dy persona ende të paidentifikuar. Shqiptari është sjellë në gjendje të rëndë për jetën në një spital në Napoli rreth orës 04:30 të mëngjesit të ditës së djeshme, ku sipas mediave italiane ndodhet në rrezik për jetën.
Alia është lënë në spital nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë fshehur fytyrën përmes kapuçëve e më tej janë larguar me makinë tip “BMË” të zezë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se policia ka dyshime që shqiptari dhe shokët e tij që e kanë sjellë në spital të jenë përfshirë në një grabitje e cila mund të ketë shkuar keq, megjithatë asnjë ngjarje e tillë nuk është raportuar në polici.

fiat-bravo-polizia-02_1469716812-8117853

Temat
BotëLajme

Të afërta