Kjo është policja që humbi jetën sot, nënë e një fëmije të mitur (Foto)

Kjo është efektivja e policisë, 31 vjeçare që humbi jetën sot nga një aksident i rëndë në Urën e Mifolit, ku makina që drejtonte Refie Strumi u përplas me një pemë.

Efektivja e policë nga Berati mësohet se ka lënë pas një fëmijë të mitur.

Refie Strumi në foton e publikuar në Opinion.al, ishte duke drejtuar mjetin e saj Ford Focus në rrugën Levan-Vlorë, pranë Urës së Mifolit kur u përplas me anësoret e rrugës.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të tij dhe dyshohet lodhja apo pagjumësia.

Bashkë me të udhëtonte edhe një djalë 31 vjeç që mbeti i plagosur.

Temat
LajmeRajon

Të afërta