Lajme

Kadri Veseli takon kryetarin e parlamentit të Gjeorgjisë

By FIRST CHANNEL

July 28, 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë.

Kryetari Veseli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili.

Postimi i plotë i kryetarit Veseli në Facebook:

“Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona.K.V”