Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Identifikohet sulmuesi i dytë i priftit francez (Foto)

Prokurorët francezë kanë identifikuar emrin e vrasësit të dytë të priftit francez në një kishë në Normandi.

Emri i tij është Abdel Malik Nabil Petitjean dhe është 19 vjeçar, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi tjetër që është identifikuar ishte Adel Kermiche, gjithashtu një 19 vjeçar.

Dyshja është qëlluar për vdekje nga policia franceze, pasi ata prenë në fyt priftin Jacques Hamel 86 vjeçar.

E me këtë rast i ashtuquajturi Shteti Islamik, ka lëshuar një video ku thuhet se janë dy burra që po premtojnë besnikëri ndaj grupit të tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se policia ishte në kërkim të këtij personi disa ditë para sulmit.

Exit mobile version