Botë

Icardi ndërron skuadër por mbetet në Serie A

By Dijart Dyla

July 28, 2016

Konfirmohen zërat rreth kalimit të Mauro Icardit te Napoli.

Sipas mediave italiane, klubi napolitan ka gati ofertën “bombastike” që do t’ia dërgojë Interit.

Napolitanët janë gati të ofrojnë 60 milionë euro për Icardin, shumë e cila mezi pritet nga krerët e Interit, përcjellë “Lajmi.net”.

Argjentinasi shihet si zëvendësimi adekuat i argjentinasit tjetër Gonzalo Higuain, i cili kaloi te Juventus.