Hoti lavdëron udhëheqjen e Ferizajt

Ministri i Financave, Avdullah Hoti së bashku me drejtorin e ATK-së Sakip Imeri u takua me kryetarin Muharrem Sfarça ku edhe u njoftua nga ai për zhvillimet ekonomike, të arriturat në inkasimin e borxheve të akumuluara vite më parë si dhe për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune.

Me këtë rast Ministri Hoti tha se Komuna e Ferizajt është shembull për të mirë edhe për komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet biznesi nga udhëheqësit komunalë.

Hoti së bashku me Sfarçën kanë vizituar edhe Kompanitë “Eurometal” dhe “Ferplast” ku u njoftuan nga afër për prodhimet e tyre, tregun e punës së tyre si dhe plasimin e prodhimeve të tyre jashtë Kosovës.

Me këtë rast ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj që të krijojë kushte sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta