Botë

Higuain tregon pse u transferua te Juventusi

By Dijart Dyla

July 28, 2016

Blerjet e reja që ka bërë Juventusi gjatë kësaj vere, kanë ndikuar në vendimin e Gonzalo Higuain për t’u transferuar te Juventusi Sulmuesi i ri i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se ka vendosur që t’i bashkohet Juventusit për shkak se klubi ka ambicie të mëdha.

Sipas tij, këtë e tregon më së miri transferimi i lojtarëve si Miralem Pjanic, Dani Alves, Marko Pjaca dhe Medhi Benatia.

“Ambiciet që ka treguar klubi gjatë verës duke transferuar lojtarë të shumtë, ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm që unë të vij këtu”, tha Higuain.