Higuain i kundërpërgjigjet Tottit në prezantimin te Juve

Gonzalo Higuain është prezantuar si futbollist i Juventusit.

Ai foli për objektivat me skuadrën e re, për tifozët e Napolit si dhe për kapitenin e Romës, Francesco Totti, i cili theksoi qw Higuain ndjek vetëm paratë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub me projekt të madh dhe me mentalitet fitues. Dua që me Juventusin ta fitojmë tripletën, gjë e cila është normale për këtë klub të madh”.

“Napoli? Kam kaluar një aventurë të paharrueshme atje. E kuptoj dëshpërimin e tifozëve napolitanë, por shpresoj që dikur të më kuptojnë”.

“Fjalët e Tottit? Unë mund të them vetëm që ai është një lojtar i madh”.

Higi (1)

Temat
BotëSport

Të afërta