Hashim Thaçi e Rexhep Selimi dikur luanin bashkë futboll (Foto)

Hazir Reka është njëri nga fotografët më të njohur që ka Kosova, ai punon edhe për media të huaja.

Ai kohë më parë ka postuar një fotografi ku shihen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi duke luajtur në një ndeshje futbolli.

Reka thotë se kjo fotografi është bërë në vitin 2002, gjatë një takimi ku politikanët vendor kanë luajtur përball ndërkombëtarëve.

Reka ka thënë se me postimin e kësaj fotografie nuk ka dashur të përcjell ndonjë porosi, njofton Klan Kosova.

“Shumë herë fotografitë nuk kanë nevojë të komentohen, sidomos unë fotografitë e mia. Ju lë mundësinë që të tjerët t’i komentojnë ashtu si i shohin”, ka thënë Reka.

Postimi-Hazir-Rekës

Temat
Showbiz

Të afërta