Lajme

Dhunë familjare në Pejë, arrestohen 4 persona

By FIRST CHANNEL

July 28, 2016

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër për shkak të përfshirjes në një rrahje ndërmjet vete.

Sipas policisë në këtë rrahje një femër shqiptare, shtetase e Kosovës ka pësuar lëndime trupore.

“E lënduara është dërguar për tretman mjekësor. Dy nga të arrestuarit meshkuj K/Shqiptarë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.