Burri 69-vjeç deshi ta vrasë gruan, policia e parandalon

Policia e Kavajës ka parandaluar një krim në familje, ku mbrëmjen e djeshme Xhevdet Peza, 69 vjeç banues në fshatin Shardusht Njësia Administrative Lekaj, ka tentuar të vrasë bashkëshorten.

Policia njofton se Peza në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur në fillim me armë gjahu të cilën e kishte me leje, bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe.

Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë tip miniberet të cilën e mbante pa leje. Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

një pistolet tip mini beret me 5 fishek (pa leje)
një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kompetente.
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 130 a/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta