Berisha ndërron mendje, kjo është skuadra e re

Ylli basketbollistik, Dardan Berisha sot e konfirmoi se nuk do te jetë pjesë e skuadrës kosovare, Sigal Prishtina.

Në raportimet e fundit nga disa media kosovare, se Dardan Berisha do t’i bashkohet skuadrës turke, Fenerbahce duket se nuk janë të vërteta, shkruan Indeksonline.

Lojtari më i mirë në Kosovë, Berisha është afër marrëveshjes me klubin nga Polonia, Polfarmex KT.

27-vjeçari i cili ishte pjesë e skuadrës polake në vitin 2010 Polonia Warszawa pritet të rikthehet sërish në kampionatin e Polonisë, por në një tjetër skuadër.

11695746_474985726011121_8865212467753715587_n-1-642x358

Temat
SportVend

Të afërta