Acarohet shqiptari, rreh ish të dashurën në mes të rrugës

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në qytetin e Savonës, në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka rrahur ish të dashurën në mes të rrugës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e ka goditur gruan në fytyrë dhe trup.

Pasi e ka rrahur, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vajza është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Policia e ka shpallur në kërkim të riun dhe po punohet për kapjen e tij.

Temat
LajmeRajon

Të afërta