Ciro Immobile është transferuar te Lazio nga Sevilla.
Sevilla e ka konfirmuar largimin e sulmuesit italian, Ciro Immobile, në drejtim të Lazios.
Immobile ishte transferuar te klubi andaluzian verën e kaluar nga Borussia Dortmund. Ai i realizoi 15 paraqitje duke i shënuar 4 gola.
Në pjesën e dytë të sezonit, Ciro qëndroi i huazuar te Torino.
Detajet e tjera si shuma e kalimit dhe për sa vite ka nënshkruar sulmuesi italian me Lazion do të bëhen publike së shpejti.