Zbulohet videoja për të cilën Klopp e largoi Sakhon nga skuadra

Jurgen Klopp e ka larguar mbrojtësin Mamadou Sakho nga faza përgatitore e Liverpoolit në SHBA.

Mediat angleze besojnë që e kanë gjetur shkaktarin e këtij vendimi të papritur të trajnerit gjerman.

Duket se fatkeqe për Sakhon ka qenë ndërprerja e intervistës së Klopp, e cila nuk i ka pëlqyer aspak ish-trajnerit të Dortmundit, përcjellë “Lajmi.net”.

Gjithsesi, ai reagoi fillimisht duke qeshur, por në orët e mbrëmjes duket se ka reflektuar dhe ka marrë vendimin final.

Temat
BotëSport

Të afërta