Botë

Xhaka: Ky ishte momenti më i mirë në karrierën time

By Dijart Dyla

July 27, 2016

Granit Xhaka e ka treguar momentin më të mirë në karrierën e tij si futbollist.

Momenti më i mirë në karrierën e Granit Xhakës ka ardhur ndaj rivalit të Arsenal, Manchester United.

“Momenti më i mirë në karrierë? Mendoj se ishte loja kundër Manchester Unitedit sa isha në Basel. Ne luajtëm në Manchester 3:3, ndërsa fituam në shtëpi 2:1, duke i eliminuar nga Liga e Kampionëve”, tha Xhaka për faqen zyrtare të Unitedit.

“Por, kjo ishte e para, pasi kam pasur edhe një moment tjetër. Goli i parë në Kupën e Botës në Brazil dhe ndeshja e parë këtë vit në Kampionatin Evropian”, shtoi futbollisti shqiptar.

Xhaka ndodhet në SHBA me Arsenalit, ndërsa pritet të debutojë në fanellën e “Gunners” të enjtën, në ndeshjen ndaj MLS All Stars.