Lajme

Rifilluan gërmimet për varrezë masive afër Rektoratit

By FIRST CHANNEL

July 27, 2016

Sot për të tretën herë filluan gërmimet mbrapa Rektoratit, në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Dyshohet se në këtë vend, gjatë luftës janë varrosur disa persona viktima shqiptare. Ata dyshohet se janë vrarë nga forcat serb, të cilët i kanë bartur me qese të zeza.

Ekspertët për të tretën herë sot do t’i përvishen punës për gërmimin në këtë vend për të zbuluar nëse vërtetë aty ka trupa të varrosur gjatë luftës.

Shumë të afërm të personave ende të zhdukur nga lufta e Kosovës thanë se po prisnin me shpresë dhe frikë rezultatin e gërmimeve. / lajmi.net