Botë

Pas vrasjes së priftit, Presidenti Hollande takon udhëheqësit fetarë (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 27, 2016

Në Normandi, dje u pre në fyt prifti Jacques Hamer i cili u morr peng nga dy persona.

Pas sulmit të djeshëm në një kishë në Francë, kur dy sulmues morën pengje e ndër ta vranë priftin, presidenti francez është takuar me udhëheqës myslimanë, të krishterë, hebrenj dhe budistë, transmeton lajmi.net.

Pas takimit me përfaqësuesit fetarë, Presidenti François Hollande ka thënë se do të mbajë siguri dhe bëri thirrje për “unitet” dhe paralajmëroi se lufta kundër terrorizmit “do të jetë e gjatë”.

“Objektivi ynë është demokracia, kjo do të jetë mburoja jonë. Le të bashkohemi të gjithë dhe do ta fitojmë këtë luftë”, tha ai.

Njëri nga sulmuesit është emëruar si Adel Kermiche 19 vjeçar, i cili është përpjekur dy herë të shkojë në Siri e t’i bashkohet të ashtuquajturit Shteti Islamik.