Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

“Opozita votoi kur pa se reforma kishte 94 votat”, Rama: Ja e vërteta e sajesës së Bashës

Kryeministri Edi Rama thotë se demokratët e votuan reformën në drejtësi të zënë ngushtë kur kuptuan se kjo reformë i kishte 94 vota deputetësh të sigurta.
Në një reagimit ë gjatë në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se opozita ka bojkotuar mbledhjet e komisionit të reformës në drejtësi prej muajsh, duke nxjerrë tanimë justifikimin sipas tij – se nuk kanë lexuar

projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!

Rama ka shpërndarë një deklaratë të BE-së dhe SHBA-ve për të treguar se demokratët kanë pasur kohë nga gjysma e dytë e muajit gusht për tu njohur me këtë draft.

Në të thuhet se: “Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”.

Reagimi i Rames ne Facebook

E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s’kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!

Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç, pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!

Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës.

Po ja e vërteta rreth kësaj sajese të re, shprehur nga aleatët strategjikë përmes mediave, pak çaste më parë:

BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi. Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Exit mobile version