Nora nis pushimet me një mashkull tjetër e jo me Robertin (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi ka kohë që po përflitet për një ndarje me Robert Berishën.

Ndonëse ky i fundit e mohoi disa herë, është vet Nora që ka bërë të dyshohet për një gjë të tillë, pasi që ka hequr unazën e martesës dhe nuk poston më fotografi me Robertin.

E dyshimet edhe më shumë ajo i ka ngritur pasi ka nisur pushimet dhe në disa foto të hedhura në rrjetet sociale, ajo shihet se është me një mashkull dhe një femër tjetër të cilët janë të panjohur për publikun, transmeton Gazeta Express.

Nuk dihet marrëdhënia mes tyre por nga foto shihet se Nora po kalon çaste të bukura pranë tyre.

noraa

nora1 (1)

Temat
Showbiz

Të afërta