Njihuni me shqiptaren e cila që po çmend Zvicrën (Foto)

Modelja dhe bukuroshja shqiptare Enkelejda Lajci, e cila jeton në Arau të Zvicrës po i magjeps të gjithë me bukurinë e saj.

Bukuroshja 18 vjeçare u bë e njohur kur u zgjodh “Miss Grand Albania 2015”.

Kujtojmë se ajo vitin e kaluar ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Grand International”, event ky që është mbajtur në kryeqytetin tajlandez në Bankok dhe ku bukuroshja shqiptare është përzgjedhur në mesin e më të mirave.

Ajo duket të jetë mjaft e vendosur në arrritjen e qëllimeve të saj jetësore, të cilën e ka edhe si moto të jetës, ngase për të arritur një qëllim ajo jep çdo gjë nga vetja e saj vetëm e vetëm për t’ja dalë mbanë.

Enkelejda është mjaft e pranishme edhe në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, dhe me postimet e saj, përditë e më shumë po çmend të gjithë fansat, jo vetëm ata shqiptarë, por tashmë edhe ata zviceran po edhe të shumë vendeve të botës si dhe është mjaft premtuese për sa i përket botës së modelingut.

modele-3

modele1

moedele2

Temat
Showbiz

Të afërta