Fun

Mënyra më e çuditshme për ta shmangur bllokimin në trafik

By Dijart Dyla

July 27, 2016

Gjithmonë është mirë nëse arrini që ta evitoni bllokimin në trafik, por jo siç ka bërë kjo grua.

Ajo u përpoq t’i habisë policët e trafikut, duke krijuar një pasagjer nga rrobat dhe duke i vendosur një kapelë në kokë, në sediljen anash në mënyrë që ajo do të mund të përdorte korsinë e transportit të përbashkët, përcjell lajmi.net

Por, policia e ka vërejtur trikun e 24 vjeçares dhe i ka dhënë një gjobë.

Por, ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, të tilla kanë ndodhur edhe më herët, kur shoferët kanë “krijuar” pasagjer që t’i shmangen kaosit që krijohet në komunikacion.