Botë

Ky është numri i Higuain te Juventusi (Foto)

By Dijart Dyla

July 27, 2016

Gonzalo Higuain ka pozuar për herë të parë me fanellën e Juventusit.

Pas testeve mjekësore, argjentinasi ka konfirmuar numrin në fanellën bardhezi.

Ai e ka zgjedhur numrin 9, i cili kishte mbetur i lirë pas largimit të Alvaro Moratas.

Ish-sulmuesi i Napolit, sot u prit në mënyrë të zjarrtë në Torino.