Botë

Kryeministri i Hungarisë i quan refugjatët “helm”

By FIRST CHANNEL

July 27, 2016

Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka përshkruar fluksin e refugjatëve në Evropë si “helmi që vendi im nuk do ta gëlltit”.

Gjatë këtij viti, rreth 18 mijë refugjatë kanë hyrë në Hungari, shkruan agjencia e lajmeve AFP, transmeton KosovaPress.

Një raport nga ‘House of Lords’ e botuar të martën, erdhi në përfundim se Britania po dështonte në pjesën e saj të marrjes së refugjatëve fëmijë.

Kryeministri Orban, në një konferencë në Budapest me kancelarin austriak Christian Kern, tha: Hungaria nuk ka nevojë për asnjë refugjat që të punojë në ekonominë tonë, apo popullata që ta mbajë veten ose që të ketë vendi ynë një të ardhme”.

“Kjo është arsyeja pse nuk është e nevojshme të kemi një polici të përbashkët evropiane për refugjatët, kushdo që ka nevojë për refugjatë mund t’i marr ata, por mos i shtyni tek ne, neve nuk na duhen ata”, tha Orban.

“Për ne refugjatët nuk janë një zgjidhj, por një problem, nuk janë ilaç por helm, ne nuk kemi nevojë për ta dhe nuk do ta gëlltitim”.

Orban kundërshton fuqishëm planin e BE-së për të përdorur një sistem të detyrueshëm kuotash për të shpërndarë refugjatët në të gjithë bllokun që përbëhet prej 28 vendesh.

Hungaria do të mbajë një referendum me 2 tetor në pjesëmarrjen e saj në skemën e BE-së për zhvendosjen e refugjatëve.

Vitin e kaluar mijëra refugjatë kaluan nëpër Hungari dhe Austri për të arritur në vende të tjera evropiane.