Një kërcënim anonim ka bërë që policia të ashpërsojë masat e kontrollit në aeroportin Cointrin të Gjenevës dhe rreth tij. Një gjendje e tillë po vazhdon dhe autoritetet e sigurisë nuk kanë bërë të ditur se edhe sa kohë do të vazhdojnë këto masa, shkruan srf.ch.
Masat në fjalë përfshijnë, veç tjerash, kontrollime shtesë të pasagjerëve. Për këtë arsye u rekomandohet atyre që të paraqiten më herët në aeroport për të udhëtuar, sepse kontrollimet e shtuara marrin më shumë kohë, transmeton albinfo.ch.
Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjendja nuk është aq e rrezikshme sa që të mbyllet aeroporti. Ai ka thënë se aeroporti ka marrë një thirrje telefonike anonime dhe nuk ka ofruar të dhëna tjera.
Fjalët kyçe
Aeroporti i Gjenevës