Botë

Juventus “godet” Pogban në Twitter (Foto)

By Dijart Dyla

July 27, 2016

Një postim i Juventusit në Twitter, është konsideruar si “goditje në distancë” për Paul Pogban nga mediat italiane.

Derisa francezi po i vazhdon super-pushimet pas “Euro 2016” nëpër pishina të ndryshme, futbollistët tjerë të Juves po derdhin djersë në stërvitje.

Ky mund të ketë qenë thelbi i një postimi të Juves në Twitter, në mëngjesin e së mërkurës.

“Derisa disa po punojnë nëpër pishina, të tjerët…”, shkroi ndër tjera Juventus.

Raporti mes kampionit italian dhe Pogbas duket i acaruar pas zhvillimeve të fundit në afatin kalimtar.

Some are at work in the pool, while for others… the hard yards await. #FinoAllaFine #ForzaJuve #JuveOnTour pic.twitter.com/rZccn3Rw19

— JuventusFC (@juventusfcen) July 27, 2016