Fun

Hotel lundrues i mrekullueshëm në qendër të Parisit

By Dijart Dyla

July 27, 2016

Një hotel lundrues i mrekullueshëm vetëm sa është hapur në lumin Siene në Paris.

Hoteli quhet “OFF”, dhe ndodhet në bregun e majtë të lumit Siene. OFF është i bazuar në një zonë qëndrore, i njohur me popullsi multi-kulturore dhe arkitekturë moderne, transmeton lajmi.net

Hoteli është i pari i këtij lloji atje dhe menjëherë ka filluar të shëndrohet në pikë të nxehtë turistike.

Me 54 dhoma dhe 4 suita që kushtojnë në mes të 133-375 euro për një natë, hoteli është shumë i lirë dhe mundësi e mirë për pushim në qytetin e dashurisë.

Dizajni është më shumë i thjeshtë, por i dekoruar dhe i stolisur me ngjyra të cilat i përshtaten mjaft mirë reflektimit të diellit me ujin e lumit të famshëm.

Me pishinë dhe llojllojshmëri muzikore me tinguj të qetë, hoteli po bëhet shpejt pika më e rëndësishme e turizmit në Paris.