Showbiz

Hillari dhe Bill Klinton mes romancës e politikës, 40 vjet martesë (Foto)

By Egzona Krasniqi

July 27, 2016

”Time” publikon foto të 40 viteve martesë të kandidates demokrate për presidente Hillari Klinton me bashkëshortin e saj, Bill Klinton, ish-president i SHBA-së.

Burrë e grua kanë ecur bashkë në jetën politike duke duartrokitur dhe mbështetur njëri tjetrin kur ka qenë nevoja.

Këtë herë është Bill Klinton që i jep një mbështetje të fortë bashkëshortes së tij e cila sot u nominua zyrtarisht si kandidate për presidente, kur u numëruan në sallën e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.

Hillari Klinton hyri në histori si kandidatja e parë femër për presidente dhe kërkon të shkruajë historinë duke u zgjedhur në Nëntor presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.