“E vërteta është ndryshe, askush s’po e cenon askënd dhe as NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t’ju arsyetuar ju”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj iu është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas Haradinaj, Haliti po mundohet të aludoj se po opozita është duke e cenuar Malin e Zi.
Por, ky i fundit thotë se e vërteta është ndryshe.
“E vërteta është ndryshe, askush s’po e cenon askënd dhe as NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t’ju arsyetuar ju”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
E dëgjova prononcimin e Nënkryetarit të Kuvendit z.Xhavit Haliti rreth demarkacionit. Ai tha se Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n. Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludoj se po e cenojmë Malin e Zi. E vërteta është ndryshe, askush s’po e cenon askënd dhe as NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për t’i marrë territor Kosovës, apo për t’ju arsytuar ju. Më çudite me këto gjetje i nderuar Nënkryetar!