Lajme

Hapet një fabrikë në Podujevë, 300 punëtorë fillojnë punën

By FIRST CHANNEL

July 27, 2016

Mbi 300 punëtorë kanë filluar punën në fabrikën ‘Philipoos Food’ në Podujevë, ka bërë të ditur Ministri i Punës, Arban Abrashi. Ai ka shtuar se edhe qindra punëtorë të tjerë pritet të angazhohen me punë në këtë fabrikë.

Postimi i Abrashit:

Mbi 300 punëtorë, veçse kanë filluar angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujeve, Philippos Food, dhe qindra të tjerë pritet të fillojnë.

Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikë, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabriken, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë.

Atyre u shpjegova mundësitë dhe biseduam për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune.

Jam i sigurtë që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike.