Duke e ruajtur kusurin, shkupjani bleu një veturë (Foto)

Edhe pse shpesh herë mendojmë se ato qindarkat e vogla që na kthejnë kusur kur bëjmë një blerje, ndoshta nuk do të na hyjnë asnjëherë në punë, nuk është gjithmonë kështu.

Këtë gjë e di mirë një qytetar nga Shkupi, i cili ka grumbulluar të hollat e qindarkat që i kanë kthyer për 5 vite me radhë.

Djali ka mbledhur as më shumë e as më pak se rreth dy mijë euro, që të gjitha monedha hekuri ose kartëmonedha 10 denarëshe.

“Fillova me grumbullimin e parave të imëta dhe thash me vete “do të blej diçka më të madhe”, dhe doli të jetë një automjet. Grumbulloja çdo ditë, nga kusuri. Çdo mbrëmje i zbrazja xhepat dhe i vendosja anash paratë e imëta. Dhe ja, pas pesë vitesh u grumbulluan dy mijë euro”, ka deklaruar shkupjani këmbëngulës.

Me 65 kilogramë monedhat e grumbulluara ai ka blerë një makinë, të cilën e dëshironte prej kohësh.

Citroen-780x439

ghjghy

Temat
Fun

Të afërta