Botë

Costa i telefonon klubit të njohur

By Dijart Dyla

July 27, 2016

Diego Costa dëshiron që të rikthehet te Atletico Madridi, por klubi spanjoll është në bisedime të avancuara me Kevin Gameiron.

Duke i parë bisedimet e avancuara mes Atleticos dhe Sevillas për Kevin Gameiron, Diego Costa e ka telefonuar Diego Simeonen, për t’i kërkuar që ta pres dhe të mos e transferojë sulmuesin francez.

Atletico tashmë e ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për reprezentuesin spanjoll, por Chelsea as që ka dashur të dëgjojë.

Rikthimi i Costas në “Vincente Calderon” varet nga operacioni i Chelseas për Lukakun. Një kalim i sulmuesit belg në “Stamford Bridge”, do t’i hapte rrugë negociatave për largimin e Costas.