Botë

Chelsea ia merr Napolit yllin tjetër për 45 milionë euro

By Dijart Dyla

July 27, 2016

Chelsea ka bërë ofertë prej 45 milionë eurosh, për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Sky Sports raporton se Chelsea vazhdon ta kërkojë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

“Blutë” e kanë dërguar një ofertë prej 45 milionë eurosh në drejtim të skuadrës nga “San Paolo” për reprezentuesin senegalez.

Agjenti i Koulibalyt e konfirmoi interesimin e Chelseas për klientin e tij, i cili po refuzon ta nënshkruajë kontratën e re te Napoli.

“Chelsea akoma e dëshiron atë dhe ka kohë për t’u mbyllur marrëveshja. Kemi vendosur të largohemi për arsye ekonomike. Pas asaj çfarë ndodhi me Higuainin, Kalidou nuk do të transferohet te Juventusi apo te ndonjëri nga rivalët”, deklaroi agjenti Bruno Satin.