Showbiz

‘Ça bon për mu’ e Etnon dhe Dj Dagz me shumë klikime për vetëm pak ditë (Video)

By Egzona Krasniqi

July 27, 2016

Etnon këtë vit kanë pasur një ndër vitet më produktive në muzikë.

Pas këngës ‘Shake it’, ‘Turn me on’ ata para pak ditëve kanë bërë edhe lansimin e këngës ‘Ça bon për mu’ në bashkëpunim me Fajt dhe Dj Dagz.

Kjo këngë ka arritur që brenda pak ditëve të marrë shumë klikime në kanalin ‘Youtube’ dhe të dëgjohet vazhdimisht.

Gjithashtu Etnon këtë javë kanë përformuar pas shumë kohëve në Prishtinë, ku edhe kanë qenë të rrethuar nga shumë fansa, miq dhe adhurues të muzikës që ata kanë krijuar ndër vite, transmeton Indeksonline.

“Ça bon për mu’ është vazhdimësi e realizimeve të tyre fantastike që kanë bërë dhe që vazhdojnë të punojnë për t’i lansuar. Ndërsa duhet që të gjithë të din se puna e tyre vetëm sa është duke vazhduar.